Vettingu e shkarkoi për probleme me pasurinë, ish-prokurori Anton Martini emërohet drejtor i Hetimit Tatimor

Ish-prokurori Anton Martini do të jetë drejtori i ri i Hetimit Tatimor, i cili u prezantua dje nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj.

Ai do të jetë në krye të luftës kundër evazionit fiskal, në një nga strukturat më të rëndësishme të Administratës Tatimore.

Por, Anton Martini është një ish-prokuror që nuk ka arritur të kalojë vettingun për shkak të problemeve me pasurinë. Ai është shkarkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit në vitin 2021, pasi u konstatua se kishte bërë deklarim të pasaktë të pasurisë dhe se nuk justifikonte dot pronat që kishte.

Ky vendim i “dogji” atij edhe ëndrrën për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, pasi ishte  renditur i dyti nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të qenë pjesë e SPAK.