Një ngjarje e rëndë do të trondiste Gjirokastrën një ditë më parë pasi 17 vjeçari Vehip Peçi i dha fund jetës së tij duke u vetëvarur në banesë.
Ngjarja ndodhi dje (20 Prill) rreth orës 13:30, kur ai u transportua me urgjencë nga familjarët në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, por mjekët konfirmuan se i riu kishte ndërruar jetë para mbërritjes.
I riu, nxënës i gjimnazit Siri Shapllo e kishte paralajmëruar vdekjen e tij. Burime për mediat bëjnë me dije se ai u thënë shokëve të tij të klasës se do të shtegtonte tek Zoti më 20 prill, ditën e Pashkës, por ata nuk i morën seriozisht fjalët e tij.
Ndërsa në banesë janë gjetur edhe disa shënime, ku i kërkon ndjesë prindërve, mësuesve, psikologes që e ka trajtuar dhe miqve për shqetësimet që mendonte se kishte shkaktuar.
17 vjeçari jetonte me mamanë dhe dy motrat e vogla 10 dhe 3 vjeç, kurse babai punon marinar në flotën tregtare të Danimarkës.
Raportohet se ky i fundit pasi ka marrë vesh për vdekjen e të birit ka tentuar vetëhidhej në det për t’u mbytur pasi ishte në lundrim në brigjet e Skocisë.
Policia ka sekuestruar telefonin shënimet e lëna dhe disa sende personale, ndërsa ka nisur marrjen në pyetje të bashkëmoshatarëve dhe stafit të shkollës për të ndihmuar në zbardhjen e motivit të ngjarjes. Hetuesit po ndjekin disa pista, përfshirë edhe mundësinë e një ndikimi me natyrë fetare, ndonëse kjo nuk konsiderohet si pistë kryesore për momentin.
Kujtojmë se ngjarja vjen vetëm dy muaj pas vetëvrasjes së 17-vjeçares, Irsa Meçollari, nga e njëjta shkollë në qytetin e Gjirokastrës.