Vetëm dy muaj në krye të bashkisë së Himarës, jep dorëheqjen kryetarja e komanduar, Blerina Bala

Blerina Bala, kryetarja e bashkisë së Himarës ka dhënë dorëheqjen.

Ende nuk dihen arsyet, por Bala mori këtë post rreth dy muaj më parë.

Ajo u zgjodh më 29 mars si kryetare e komanduar pasi  siguroi 15 vota pro në Këshillin Bashkiak. Vendimi erdhi pasi Fredi Beleri( kryebashkiaku i zgjedhur) dhe Jorgo Goro (ish kryebashkiaku) ndodheshin në burg.

Bala ka qenë anëtare e Partisë Socialiste dhe nënkryetare për disa kohë në bashkinë e Himarës.

Pasi u zgjodh në krye të bashkisë ajo tha se fokusi kryesor do të ishte në punë, me qëllim përmbushjen e objektivave dhe synimeve, sidomos referuar sezonit turistik. Por ky premtim nuk zgjati pasi Bala ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme.

Kryebashkiakja ka shprehur në dokumentin e dorëheqjes mirënjohje ndaj çdo banori të Himarës për mbështetjen.