Vendimin e qeverisë e njofton Erion Braçe, nga 1 Tetori rriten pensionet: Nuk mjaftojnë, mos bëni rritje të copëzuar

Deputeti socialist Erion Braçe ka njoftuar nga senaca plenare se nga 1 Tetori do të rriuten pensionet me 8.6%.

Ai u shpreh se kjo rritje mbulon plotësisht normën e rritjen së inflacionit dhe se do të sjellë për 3 muajt në vijim 3.2 mln lekë plus. Sipas tij, edhe pse pensionet do rriten, përsëri nuk mjafton, pasi pensionistët meritojnë rritje unike dhe jo të copëzuar.

“Që nga 1 tetori, e gjithë masa e pensionistëve do të marrin rritje 8.6 % që mbulon plotësisht normën e rritjen së inflacionit. Do të sjellë për 3 muajt në vijim 3.2 mln lekë plus, 32 mln dollarë. Ndërkohë që kjo rritje për vitin e ardhshëm do të transferohet tek pensionistet 121 mln dollarë, kjo është fatura e plotë. nga dhjetori që shkoi deri në 1 tetor janë 11.7 mln lekë më tepër që janë transferuar në buxhetet e tyre, që do t’i shtohet edhe bonusi i dhjetorit. Janë para por që nuk mjaftojnë. Pensionistët meritojnë jo rritje të copëzuar por unike”, deklaroi ai.