Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetueses lidhur me mbylljen e TikTok nga qeveria, ku thuhej se ishte cënuar liria e shprehjes.
Në një postim në rrjetin social X, Rama thotë se Kushtetuesja mendon se 90 përqind e prindërve dhe mësuesve ishin gabim kur kërkuan mbylljen e kësaj platforme.
Sipas kreut të qeverisë, falë mbylljes së TikTok, prindërit dhe mësuesit janë pak më të lehtësuar, ndërsa shton se shpifësit mund të ndjehen më të inkurajuar.
Postimi:
Gjykata Kushtetuese mendoka që 90% e prindërve dhe mësuesve shqiptarë ishin gabim kur kërkuan mbylljen e TIKTOK-ut!
Fatmirësisht ne e rihapëm TIKTOK-un vetëm falë mirëkuptimit që gjetëm tek kompania për masat extra që u morën prej saj, pikërisht nga impakti i mbylljes, se të ishte për Gjykatën Kushtetuese, s’do ishte mbyllur fare dhe as masat pozitive s’do kishin ardhur dot!
Falë asaj mbylljeje sot prindërit dhe mësuesit mund të jenë pakëz më të lehtësuar, ndërsa falë këtij vendimi që s’dua t’ia ve emrin që ka, shpifësit mund të ndjehen të inkurajuar!
Gjykata Kushtetuese mendoka që 90% e prindërve dhe mësuesve shqiptarë ishin gabim kur kërkuan mbylljen e TIKTOK-ut!
— Edi Rama (@ediramaal) March 11, 2026
Fatmirësisht ne e rihapëm TIKTOK-un vetëm falë mirëkuptimit që gjetëm tek kompania për masat extra që u morën prej saj, pikërisht nga impakti i mbylljes, se të…