Vendimi i KKTU: Në Tiranë do ndërtohet kulla me 58 kate, shtohen ndërtimet shumëkatëshe edhe në bregdet

Ndërtimi i kullave shumëkatëshe po shndërrohet në një trend të pandalshëm në Shqipëri, me kryeqytetin që vazhdon të jetë epiqendra e projekteve gjigante, ndërsa qytetet bregdetare po tërheqin gjithnjë e më shumë investime luksoze për shkak të potencialit turistik.

Pesë mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT) nxjerrin në pah një valë të re lejesh ndërtimi që dominohet nga struktura shumëkatëshe, sidomos në Tiranë dhe zonat turistike si Vlora, Durrësi, Kavaja, Himara dhe Saranda. Nga lejet rezulton se kullat me 20, 30, 40 apo deri në 58 kate po bëhen realitet në zemër të qyteteve shqiptare.

Një strukture akomoduese me 58 kate mbi tokë dhe 6 kate nëntokë, e miratuar në qershor për shoqërinë “Aba Tower” sh.p.k. në Rrugën “Llazar Pulluqi”, në Tiranë, pritet të jetë ndër godinat më të larta ndonjëherë të lejuara në Shqipëri.

Por nuk mbaron këtu, pasi lista e “gjigantëve” të betonit vazhdon:

Godinë polifunksionale me 39 dhe 45 kate mbi tokë, me 4 kate nëntokë – Yzberisht, Tiranë (“Fafa Konstruksion”).

Strukturë banimi me deri në 49 kate mbi tokë dhe 5 kate nëntokë, në Rrugën “Reshit Petrela”, Tiranë (“E.S.E.C” sh.p.k).

Godina multifunksionale me 37 kate mbi tokë dhe 5 kate parkim nëntokë, në Bulevardin e Ri, Tiranë (“Stela Konstruktion” sh.p.k).

Kompleks rezidencial “Riverway City” me objekte që arrijnë deri në 29 kate, në Rrugën “Pjetër Bogdani”, Tiranë (“Grupi Industrial Albanez”).

Godina me 26, 31 dhe 35 kate mbi tokë, në Tiranë (“Sian Buildings Albania”).

Godinë banimi dhe shërbimi me 25 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, në Rrugën “Andrea Kushi”, Tiranë (“He-In Invest”).

Kompleks multifunksional me 36 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, në Petrelë, Tiranë (“Orion” sh.p.k).

Përveç Tiranës, një pjesë e mirë e projekteve të reja janë të fokusuara në sektorin e turizmit dhe përfshijnë resorte shumëkatëshe me funksione miks: banim, hoteleri dhe shërbime. Zvërneci, Radhima, Dhërmiu, Gjiri i Lalzit dhe Darzeza po shndërrohen në kantier ndërtimi për komplekse luksoze që përfshijnë deri në 20 kate.

Por, ekspertët e urbanistikës dhe mjedisit kanë filluar të ngrejnë shqetësime serioze për ritmin e lartë të dhënies së lejeve ndërtimore. Sipas tyre, në mungesë të një vizioni të qartë zhvillimor dhe me kapacitetet infrastrukturore ekzistuese të mbingarkuara, Shqipëria po po ecën drejt një urbanizimi të pakontrolluar.

Vendimet e mbledhjeve të fundit të KKTU:

Mbledhje e datës 18 prill

Plani i Detajuar Qendror për “Zhvillimin Turistik të Bregdetit Adriatik, Zona Darëzezë, Bashkia Fier.

Leje Zhvillimi për objektin: “Resort turistik”, me vendndodhje në Zvërnec, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Zvërnec South Adriatic Development” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Hoteleri, shërbim dhe banim 8, 18 dhe 30 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “S.A.G” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë hotelerie dhe rezidenciale 3-4-5-7-8-10-11-14-19 kate mbi tokë me 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Kryemëdhenj, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Grand Blue Fafa Resort” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Struktura hotelerie 1, 2, 3, 9, 11, 13 kate dhe rezidenciale 1, 2, 13, 15 kate mbi tokë me 1 kat parkim nëntokë”, me vendndodhje në Orikum, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Marina Orikum” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Struktura hotelerie 1, 2, 3, 9, 11, 13 kate dhe rezidenciale 1, 2, 13, 15 kate mbi tokë me 1 kat parkim nëntokë”, me vendndodhje në Orikum, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Marina Orikum” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi, shërbimi dhe hotelerie 22 dhe 24 kate mbi tokë dhe 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Myslym Shyri”, Bashkia Tiranë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Artech Group” sh.p.k dhe “Edonil Konstruksion” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimi dhe banimi 21-23 kate mbi tokë dhe 3 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Qemal Stafa”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Primo Invest” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë polifunksionale 26, 31 dhe 35 kate mbitokë, me 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Sian Buildings Albania” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Resort me hoteleri dhe apartamente me shërbime turistike, me taraca të shfrytëzueshme dhe me mur rrethues”, me vendndodhje në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bpi Blessed Property Invest” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Struktura shërbimi, banimi dhe hotelerie 1-2 dhe 10 kate mbitokë, me 1 kat parkimi nëntokë”, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Klint 2021” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Struktura shërbimi, banimi dhe hotelerie 1-2-3-9-10 kate mbitokë, me 1-2 kate parkimi dhe shërbimi nëntokë”, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Klint 2021” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Dhërmi Apartments”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Duni Group Construction” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Komuna Building”, Godinë banimi dhe shërbimi 22-23-24 kate me 5 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën e Kosovarëve, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “TDT & partners” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial, shërbimesh dhe hoteleri (Riverëay City), me 2, 11, 12, 13, 14, 15, 16, 17, 19, 20, 22, 24, 29 kate, me 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Pjetër Bogdani”, Bashkia Tirnë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Grupi Industrial Albanez” sh.p.k

Leje Ndërtimi për objektin: “2 godina polifunksionale 27 dhe 26 kate me 4 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Nord Konstruksion” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Sails”, Objekt banimi dhe shërbimi me 15 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Joti & S.T” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë shërbimi hoteleri me 21 kate mbitokë dhe 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Golem, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bonita Konstruksion” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë banimi me 1, 4, 21, 33, 37 dhe 49 kate mbi tokë dhe 5 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Reshit Petrela”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “E.S.E.C” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Bllok banimi me godina një familjare me 2 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bonum Ventus Developments” sh.p.k

Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks multifunksional me 3, 20 dhe 36 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në “Petrela”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Orion” sh.p.k

Leje Zhvillimi për objektin: “Vlorë Beach, Struktura residenciale me 1, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 20, 26, 30 kate mbitokë, 2 kate nëntokë dhe hapësira të përbashkëta”, me vendndodhje në Zonën e Plazhit të Vjetër, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Feniks Konstruksion” sh.p.k

Mbledhje e datës 28 maj

Leje Ndërtimi për objektin “Godinë banimi dhe shërbimi me 1,7,8 dhe 16 kate mbitokë me 2 kate parkim nëntokë”, Zona 06, Zona e Menaxhimit A05, me vendodhje në “Marina dhe Jahtet e Durrësit”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.a

Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks turistik me program hoteleri dhe shërbime 11 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Zvërnec, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Turi M.Z.P” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Atlas Building” – Godinë multifunksionale, shërbim, banim, 1 dhe 30 kate mbitokë dhe 4 kate nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Erniku” sh.p.k

Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimi, banimi dhe hoteleri me 26 kate mbi tokë dhe 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Lunor” sh.p.k dhe “Ultratech” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Lalzi Bay”, Kompleks me funksion banim, shërbim dhe hoteleri me 1, 4, 5 dhe 6 kate mbitokë dhe 1 – 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Xhajs Tirana” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh 25 kate, me 3 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Andrea Kushi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “He-In Invest” sh.p.k

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë shërbimi dhe banimi me 23 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën e Dafinave, Bashkia Tiranë”, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Agroroma 2019” sh.p.k dhe “EB Construction” sh.p.k.

leje ndërtimi për objektin: “Godina banimi dhe shërbimesh 1, 4, 5, 11, 12, 16, 26 dhe 30 kate mbi tokë, me 3 kate parkim nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Pavarsia”, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Vega” sh.p.k dhe “Vr Construction” sh.p.k.

Mbledhja e datës 4 qershor 2025

1.. Leje Ndërtimi për objektin: “Resort multifunksional “Jali Village”, Objekte banimi, hotel dhe shërbime me 1, 2, 3, 4 dhe 5 kate mbitokë dhe 1-2 kate nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Metro Design” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Lalzi Bay Resort”, Kompleks Turistik dhe Rezidencial, me vendndodhje në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Omnix Albania” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimi dhe banimi 21-23 kate mbi tokë dhe 3 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Qemal Stafa”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Primo Invest” sh.p.k.

Mbledhja e datës 11 qershor

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 4, 7, dhe 13 kate mbi tokë, me parkim 1 kat parkim nëntokë, Zona 20, Zona e Menaxhimit 2B03”, me vendndodhje në “Marina & Jahtet e Durrësit”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 4, 7, 8 dhe 10 kate mbi tokë, me parkim 1 kat parkim nëntokë, Zona 21, Zona e Menaxhimit 2B04”, me vendndodhje në “Marina & Jahtet e Durrësit”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 4, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbi tokë, me parkim 1 kat parkim nëntokë, Zona e Menaxhimit 2B01”, me vendndodhje në “Marina & Jahtet e Durrësit”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Parkim 2 kate nëntokë, Zona e Menaxhimit 2P”, me vendndodhje në “Marina & Jahtet e Durrësit”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ondee Hotel” – Strukturë me funksion hoteleri me 1, 2, 3, 4, dhe 5 kate mbi tokë dhe 2 kat nëntokë, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ulk Invest” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekte banimi dhe apart-hotel me 1, 2, 3, 4, 5 kat mbitokë dhe 2 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Aliraj & K” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimi dhe hotelerie 1-4 kate mbi tokë, me 1-2 kate nëntokë me pishina dhe mur rrethues”, me vendndodhje në Borsh, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Helvetic Horizon” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë shërbimi, banimi dhe hotelerie 3 dhe 26 kate me 6 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Metro Design” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë shërbimi, banimi dhe hotelerie nga 6 deri në 22 kate me 6 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Metro Design” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt mixed-use, Shërbime, Banim, Hotel me 37 kate mbitokë dhe 5 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Stela Konstrukion” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale, Hoteleri, Banim dhe Shërbime 2, 3, 4, 5, 6, 8, 11, 18, 26, 29, 39, 42, 45 kate me 4 kate nëntokë dhe pikë shitje karburanti”, me vendndodhje në Yzberisht, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Fafa Konstruksion” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks residencial dhe hoteleri “Vazo Residence”, me vendndodhje në lagjia “Uji i Ftohtë”, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dolphin Group” sh.p.k. 26. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë polifunksionale 1-39 kate, me 4 kate nëntokë, me vendndodhje në lagjen “Uji i Ftohtë”, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “G&E Investment” sh.p.k

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë me funksion miks, banimi dhe shërbim 20 kate me 4 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në rrugën “Currila”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Autokton Konstruksion” sh.p.k.

Mbledhje e datës 28 qershor

Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë akomoduese me 58 kate mbi tokë dhe 6 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Llazar Pulluqi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Aba Toëer” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Resort multifunksional banim, hotel dhe shërbime me 2, 4, 5 kate mbi tokë dhe 1 – 2 kate nëntokë, Faza 3”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “TDT & Partners” sh.p.k

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt shërbimi, banimi dhe hoteleri 6 dhe 25 kate mbi tokë, me 3 kate parkim nëntokë dhe mur rrethues”, me vendndodhje në Selitë, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “ASR Invest” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Stukturë akomodimi dhe shërbimi 11, 13, 14 dhe 18 kate, me 4 kate nëntokë, me tarracë të shfrytëzueshme”, me vendndodhje në Bashkinë Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Royal G Max” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Arte Marea 1”, kompleks turistik dhe shtëpi pushimesh, shërbime dhe hotel, me vendndodhje në Zvërnec, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Investment” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi 1, 7, 10, 14 dhe 15 kate mbi tokë me 2 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Golemi Konstruksion” sh.p.k.