Gjykata e Posaçme ka vendosur dënimin me 100 orë punë në interes publik për kryebashkiakun socialist të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar nga SPAK për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Çështja ndaj Shkrelit lidhet me fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, kryebashkiaku dyshohet se u ka premtuar banorëve të fshatit Stajkë ndërtimin e një linje elektrike, në këmbim të votës për Partinë Socialdemokrate.
Në seancën e 12 nëntorit, SPAK paraqiti konkluzionet përfundimtare, duke kërkuar shpalljen fajtor të Shkrelit dhe dënimin e tij me një vit burg. Gjithashtu, prokuroria kërkoi që atij t’i hiqej e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë pesëvjeçare.
Megjithatë, vendimi i Gjykatës së Posaçme ishte për 100 orë punë në interes publik.