Vdes në moshën 83 vjeçare Roberto Cavalli, gjeniu i modës.
Cavalli lindi në Firence më 15 nëntor 1940. Ai mbeti jetim pasi babai iu vra në një bastisje naziste në sheshin e Castel Nuovo Sabbioni (Arezzo). Ato imazhe, kujtimi i mëngjesit në të cilin iu vra i ati, dëshpërimi dhe dhimbja, do ta shënjonin përgjithmonë dhe kjo ishte arsyeja se pse deri në moshën 20 vjeçare ai belbëzoi dhe kishte shumë vështirësi për t’u përqëndruar, por arriti të diplomohej në Akademinë e Firences falë pasionit të tij për artin fillimisht, pastaj fotografinë dhe në fund modën.
Ai hapi një dyqan të vogël në Saint-Tropez duke shitur xhinse të përdorura dhe të ripunuara në stilin e tij, ku erdhën Brigitte Bardot dhe Mick Jagger: një sukses. Pasuan ulje, ngritje, më shumë ulje. Por ai ishte i tillë, pa rrugë të mesme. Vendosi të investonte gjithçka për modën, si në ruletë. Veshjet prej lëkure u bënë një stil menjëherë i dallueshëm. Fustanet me print leopardi, zebra, tigri, transparenca dhe sensualiteti u bënë identitare të stilit të tij që nisi të kopjohet nga të tjerë stilistë.