Vdekja e 23-vjeçarit në Mat, del ekspertiza: Të riun e kanë mbytur me litar! Viktima i përfshirë në trafik droge

Ka dalë rezultati i ekspertizës në lidhje me vdekjen e 23 vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet pa shenja jete në afërsi të liqenit të Shkopetit. Sipas ekspertizës, i riu është mbytur ndërsa plagët që kishte në trup janë për shkak të dëmtimeve gjatë rënies së mjetit në humnerë.

Ndërkohë policia i ka përqendruar hetimet në disa pista, si konfliktet që i riu mund të ketë pasur, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Sipas burimeve, në Gjermani, nga ku ishte deportuar pak muaj më herët, ka qenë i përfshirë si shpërndarës i lëndëve narkotike.

Trupi i pajetë i Dobrës u gjet një ditë më parë buzë liqenit të Shkopetit ku fillimisht është mbytur më pas autorët e kanë hedhur bashkë me mjetin e tij në liqenin e Shkopetit.

Dyshimet janë se gjatë kohës që makina binte poshtë, trupi të ketë dalë nga automjeti pak metra pa rënë në ujë.