Vdekja e 12-vjeçarit te QSUT, policia: Humbi jetën pas një arresti kardiak

Policia ka dalë me një reagim zyrtar për 12 vjeçarin nga Maliqi që humbi jetën një ditë më parë teksa ishte shtruar te QSUT. Uniformat blu bëjnë me dije se i mituri ndërroi jetë për shkaqe natyrale, nga arresti kardiak ndërsa familjarët e tij kanë deklaruar jashtë kamerave se djali i tyre ka qenë i shëndetshëm dhe nuk kishte pasur probleme shëndetësore më parë.

Lidhur me rastin reagoi të mërkurën edhe QSUT, ku përmes një njoftimi për media bëri me dije se i mituri u diagnostikua me miokardit akut dhe ndërroi jetë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.01.2025, në QSUT, Tiranë, ka humbur jetën, një 14-vjeçar, banues në fshatin Pocestë, Maliq. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, për shkaqe natyrale (arrest kardiak).   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.