Vangjush Dako ankimon vendimin e GJKKO, kërkon masë më të lehtë sigurie

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimine  Organizuar,m që e la në “arrest me burg” për shpërdorim detyre në dy raste.

Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, Dako ka paraqitur në Apel kërkeën për ndryshimin e masës së sigurisë, ndërsa togat e zeza të kësaj gjykate pritet të përcaktojnë datën e hedhjes së shortit për zgjedhjen e gjyqtarit që do të vendosë lidhur me këtë çështje.

Kujtojmë se në seancën e vlerësimit të masës Vangjush Dako kërkoi detyrim paraqitje, arrest shtëpie ose garanci pasurore, pasi e konsideronte masën e sigurisë “arrest me burg” sit ë padrejtë.