Procesi i ristrukturimit të administratës vendore, i kërkuar nga Kryeministri Edi Rama, ka nisur të zbatohet edhe në bashkitë e Librazhdit dhe Gjirokastrës.
Pas një mbledhjeje disa orëshe që përfundoi rreth orës 17:30, në Bashkinë e Librazhdit kanë dhënë dorëheqjen nënkryetarët e bashkisë, administratorët e njësive administrative si dhe të gjithë drejtorët e institucioneve që kishin të paktën dy vjet në detyrë.
Një situatë e ngjashme është raportuar edhe në Bashkinë e Gjirokastrës, ku shtatë administratorë të njësive administrative kanë paraqitur dorëheqjen. Bëhet fjalë për administratorët e njësive Gjirokastër, Cepo, Lazarat, Lunxheri, Antigone, Odrie dhe Picar.
Pavarësisht dorëheqjeve, administratorët aktualë do të vijojnë të ushtrojnë funksionet e tyre deri në një vendim përfundimtar nga institucionet përkatëse.