Vajza e Marjola Nakolecit tregon momentin kur i ati i vrau nënën para syve të saj: Ai e tërhoqi nga flokët dhe e goditi me thikë

Mediat greke kanë zbardhur detaje të tjera nga vrasja e Marjola Nakolecit nga bashkëshorti i saj Pandeli Nakoleci , në Volos të Greqisë.

Vajza 18-vjeçare e çiftit Nakoleci ka folur për televizionin grek Mega duke treguar të gjithë dinamikën. Ajo shprehet se ishte dëshmitare e të gjithë krimit dhe pa se si i ati vrau me thikë nënën e saj.

“Pashë gjithçka, edhe kur ai e goditi me thikë dhe ajo po bërtiste, edhe kur e tërhoqi nga flokët dhe e hodhi përtokë”- ka thënë ajo.

Intervista e vajzës 18-vjeçare për mediat greke:

Vajza: U grindën sepse babai im ishte shumë xheloz.

Nuk janë grindur më parë?

Vajza: Janë grindur por jo kështu. Ishim mirë. Kohët e fundit kishte filluar punën. Punonte normalisht, ishte normal. Nuk bërtiste, nuk pinte, asgjë nga këto. Thjesht filloi nga xhelozia dhe për këtë arsye e bëri.

Ishe aty?

Vajza:Po. Nëna ime bërtiste ‘ndihmë ndihmë’, ai veproi shpejt dhe iku. Pashë gjithçka, edhe kur ai e goditi me thikë dhe ajo po bërtiste, edhe kur e tërhoqi nga flokët dhe e hodhi përtokë. Ata ishin në dhomë, po bërtisnin. Nuk i kushtova shumë vëmendje, po flija.

Pastaj mami filloi të thoshte ‘Do të më vrasësh’? Pastaj filloi të vraponte. Ishim unë dhe vëllai im, ai është 13 vjeç. Nuk di çfarë të them. Ishte e papritur. Nuk di çfarë të mendoj. U grindën për këtë dhe mami i tha ‘më mirë të ndahemi’. Ai iku njëherë për dy ditë, nuk e nxorri jashtë mami, iku vetë dhe pastaj u kthye dy ditë më vonë dhe na thoshte më vjen keq, por ne e besuam. Nuk dua ta shoh më.

A kishte tentuar ndonjëherë vetëvrasjen?

Vajza: Po një herë, këtë vit në fakt. Për të njëjtën arsye.

A ja mori celularin mamit për të kontrolluar mesazhet?

Vajza: Po, po.