Vrasja e 14 vjeçarit Martin Cani vijon të jetë e mbushur me dritëhije, teksa deri tani në pranga ka rënë bashkëmoshatari i tij, Mario Lleshi, i cili e qëlloi disa herë me thikë të miturin, duke i shkaktuar plagë që do i merrnin jetën.
Ngjarja do të merrte tjetër rrjedhë pas një deklarate të babait të 14 vjeçarit, Luis Meçaj, i cili mbeti i plagosur ku deklaroi se një tjetër i mitur ishte i përfshirë në ngjarje, por menjëherë policia reagoi, duke e mohuar kategorikisht se kishte persona të tjerë.
Ndërkohë gazetari Osman Stafa ka publikuar sot procesverbalin e OPGJ-së, ku nënvizohet se në konfliktin e ndodhur më 18 nëntor ishin përfshirë 5 persona.
Por ajo që e bën të rëndë faktin është se Policia e Shtetit nuk ka dhënë asnjë deklaratë të qartë për këtë ngjarje, duke heshtur deri në momentin kur babai i djalit të plagosur foli për mediat.