Ulen sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vendin tonë.

Pas arritjes së paqes me Iranit dhe SHBAs-së, çmimet janë ulur në bursë, çfarë është reflektuar edhe në Shqipëri.

Nafta ka pësuar një ulje me 4 lekë dhe do të shitet me jo më shumë se 176 lekë/litri. Ndërkohë benzina ka pësuar një ulje prej 2 lekësh dhe nuk do të shitet më shumë se 166 lekë/litri.

Çmimet do të hyjnë në fuqi sot nga ora 13:00, ndërsa do të jenë aktive deri në vendimmarrjen e re të Bordit të Transparencës.

Njoftimi:

Bordi i Transparencës në datë 17Qershor 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 166 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 154 lekë/litër.
🗓️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 ora 13 00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
🛢️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.