Gati një muaj pasi u plagos me thikë nga bashkëshorti i saj, ka ndërruar sot jetë Marjola Myrtollari. Çifti jetonte në një banesë me qira në Korçë së bashku me fëmijët e tyre,
Aleko Myrtollari pas një debati nxori fëmijët jashtë banesës dhe qëlloi disa herë me thikë bashkëshorten.
Gruaja u dërgua në QSUT me helikopter por plagët e shumta që kishte marrë i kishin prekur disa organe dhe pavarësisht operacioneve nuk ia ka dalë të mbijetojë.
Aleko Myrtollari u dorëzua disa ditë pas ngjarjes ndërsa para gjykatës tha se gruaja nuk punonte dhe shpenzonte paratë e tij, prandaj dhe e qëlloi. Sipas tij ai kishte qenë emigrant në Gjermani dhe kur erdhi fëmijët ishin të paedukuar dhe nuk shkonin në shkollë, e kjo e bindi që gruaja s’po e mbante siç duhet familjen.