U përplas me Pjerin Ndreun, jep dorëheqjen prefekti i qarkut Lezhë

Prefekti i Qarkut Lezhë, Gjergj Prendi ka dhënë dorëheqjen nga posti. Mediat raportojnë se Prendi ka paraqitur dorëheqjen një ditë më parë, pranë Këshillit të Ministrave.

Raportohet se shkak për vendimmarrjen e tij janë bërë përplasjet me kreun e bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu pas kthimit të një vendimi të miratuar nga Këshilli Bashkiak në fund të vitit që lamë pas.

Ky vendi, që ka çuar në përplasje lidhet me amnistinë fiskale për tarifat vendore.

Gjergj Prendi mbante postin e prefektit të Qarkut Lezhës nga Prilli i vitit 2022. Ish-ushtaraku ka qenë edhe më parë Prefekt i Qarkut Lezhë.