U largua nga koalicioni me PD-në, Vasil Sterjovski i Aleancës së Maqedonasve futet në listën e Partisë Socialiste

Pas largimit të papritur mëngjesin e sotëm nga koalicioni i opozitës, Aleanca e Maqedonasve ka arritur marrëveshjen për të patur një vend në listat e hapura të Partisë Socialiste.

Kryetari i kësaj partie, Vasil Sterjovski, do të garojë në listat e hapura të PS-së në qarkun e Korçës, pas arritjes së dakordësisë me kryeministrin Rama.

Ai deklaroi se ishte larguar nga koalicioni i madh opozitar për shkak se nuk i kishin dhënë një vend as në listat e hapura.