Gliard Gusholli u arrestua mbrëmë nga policia me lëndë narkotike. Ai është një emër i njohur për Policinë e Shtetit. Në 2024 ai mbajti peng në banesë, bashkëjetuesen e tij për disa ditë dhe e dhunoi.
Bashkëjetuesja e tij arriti të telefononte familjarët dhe Gusholli u arrestua nga policia bashkë me tre persona të tjerë. Për këtë ngjarje Gusholli doli nga qelia me masën e sigurisë arrest shtëpie.
Por pavarësisht masës së sigurisë ai, vijoji aktivitetin kriminal duke shpërndarë lëndë narkotike në kryeqytet. Një natë më parë, nga ana e Komisariatit të Policisë nr.2 Tiranë, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i Gliard Gusholli dhe Frenkli Permarkaj.
Gjatë këtij aksioni u sekuestruan disa qese me kokainë, 2 aparate celularë, 1 automjet i tipit Mercedez Benz. Tashmë Gliard Gusholli duhet të përballet me ligjin edhe për dy vepra të tjera penale, thyerja e masës së sigurisë dhe trafik lëndësh narkotike.