U kap duke vaditur parcelën me kanabis, arrestohet 62 vjeçari

Një 62 vjeçar është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Dibë, pasi u kap duke vaditur parcelën me kanabis, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Bufull në Selishtë.

Policia ka njoftuar se duke monitoruar me dron zonën zbuloi 233 bimë narkotike të cilat i asgjësoi me anë të djegies. Më herët, gjatë fazës së parë dhe të dytë të këtij operacioni janë asgjësuar 519 bimë canabis në territorin e bashkisë Mat, ku u vu në pranga 1 shtetas e u shpall në kërkim 1 tjetër