U hetua për trafik kokaine, GJKKO pushon çështjen ndaj Selim Çekajt pas kërkesës nga SPAK

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka pushuar çështjen ndaj Selim Çekajt. Ai dyshohej për trafik droge pasi në kompaninë e tij u sekuestrua 49 kilogramë kokainë, në mars të vitit 2021

Megjithatë, pas hetimeve të kryera, SPAK ka konkluduar se nuk ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar implikimin e Selim Çekajt në trafikun e drogës.

SPAK kishte kërkuar edhe më herët pushimin e çështjes por Gjykata e Posaçme e kishte kthyer për të kryer edhe disa veprime të tjera hetimore.

Selim Çekaj është babai i Arbër Çekaj, i dënuar me 14 vite burgim për trafikun e 613 kg kokainë të kapur në magazinat e kompanisë së tij të bananeve, në Maminas.