U fut për t’u larë në det, 70 vjeçari pëson atak kardiak dhe humb jetën në plazhin e Pish Poros

Një 70 vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme sapo është futur për t’u larë në det. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 në plazhin e Pish Poros në Fier. Sipas policisë 70-vjeçari ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në plazhin e Pish Poros, Fier, shtetasi K. K., rreth 70 vjeç, banues në Fier, dyshohet se në momentin që është futur në det për t’u larë, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 70-vjeçarit.