Policia e Shkodrës ka vënë në pranga Rrustem, Arjan dhe Klinsman Hasa, babai dhe dy djemtë e tij, si autorë të vrasjes së 33 vjeçarit Ramazan Mataj. Ndërkohë janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen e rëndë.
Ramazan Mataj u ekzekutua më 4 janar, në zonën e Dragoçit, ku u qëllua me breshëri plumbash brenda makinës së tij. Ka qenë një banor i zonës, ai i cili më pas ka konstatuar viktiminën dhe ka lajmëruar Policinë.
Ende nuk dihen arsyet e vrasjes, por po hetohen disa pista. Njëra pistë është se ngjarja mund të ketë lidhje me konflikte personale, përfshirë mundësinë e ngacmimeve ndaj vajzave në rrjetet sociale. Si pistë tjetër, hetuesit kanë atë të ndonjë konflikti në Belgjikë, shtet ku Mataj ka qëndruar më herët.
33-vjeçari nuk kishte precedent, por as lidhje dhe miqësi me anëtarë të grupeve të ndryshme kriminale të Shkodrës.