U ekstradua nga Belgjika, GJKKO lë në burg vëllain e Suel Çelës

Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Marjo Çelën, vëllai i Suel Çelës, i ekstraduar mbrëmjen e kaluar nga Belgjika.

Ai u arrestua në nëntor të 2024-ës në Belgjikë, në kuadër të operacionit të SPAK, i cili lëshoi asokohe 21 urdhër-arreste, mes të cilave edhe për Mario Çelën.

Çela ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për disa vepra penale, “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv ne sektorin privat”.

“Policia e Shtetit/Vijon operacioni i koduar “The Ëanted”, për lokalizimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Belgjikë, gjatë fazës së radhës të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Belgjika, në Shqipëri, të shtetasit:

M. Ç., 37 vjeç, lindur në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 22.11.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat  penale “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv ne sektorin privat., thuhet në njoftimin e policisë.