U desh dhuna ndaj 3 vjeçares që të zbuloheshin, Task-Forca vihet në lëvizje dhe gjen 45 kopshte pa licencë në qytete të ndryshme

Të tjera kopshte private pa licencë janë zbuluar nga Ministria e Arsimit, e cila u vu në lëvizje vetëm pas denoncimit të dhunës ndaj një 3 vjeçareje së cilës edukatorja i theu këmbën.

Ministria ngriti një Task-Forcë për kontrollet në institucionet e arsimit parashkollor dhe deri tani janë zbuluar 45 kopshte pa licencë.

37 prej këtyre kopshteve janë vetëm në Tiranë, tre në Lezhë, katër në Durrës dhe 1 në Gjirokastër. Këto kopshte rezultojë se nuk kanë aplikuar për licencë pranë ministrisë së Arsimit, apo që dhe iu është refuzuar, për mos plotësim të kritereve apo dokumentacionit.

Aksioni i task forcës së përbashkët të ministrisë së arsimit dhe policisë së shtetit pritet të zgjatë edhe në ditët në vijim. Policia e shtetit prite të dërgojë akuzat ndaj poseduesve, për disa vepra penale, kryesisht të fshehjes së të ardhurave dhe mos pagimit të taksave dhe tatimeve.

Krahas përgjegjësisë penale, ndaj këtyre subjekteve janë aplikuar dhe gjoba nga 500 mijë deri në 1 milionë Lekë të reja, si dhe ndërprerje e menjëhershme e veprimtarisë arsimore.

Që të shmangen problematika që kanë lidhje me dhunën apo mosrespektimi i ligjit nga institucionet e arsimit parashkollor, ministria e Arsimit ka planifikuar një reformim ku përfshihet edhe kualifikimi i edukatoreve.