U dënua nga GJKKO për shpërdorim detyre, lirohet nga burgu ish kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci

Është liruar nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit Fran Tuci.

Ai u arrestua me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi kishte lejuar hapjen e një rruge për të mbërritur në një fshat të Fushë Arrëzit.

Sipas organit të akuzës, Fran Tuci kishte shpyllëzuar një zonë të madhe në bashkinë që drejtonte, duke ndërtuar një segment rrugor, për të cilën ai vetë thotë se i është kërkuar nga qytetarët e zonës.

Tuci së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij Durim Margjekaj dhe Ndoc Marku, lejuan hapjen e një segmenti të ri rrugor rural, të pamiratuar më parë nga autoritetet kompetente.

Ish-kryebashkiaku ka shlyer dënimin e 1 vit e 6 muaj me kohën e qëndrimit në paraburgim. GJKKO pranoi kërkesën e avokatëve për shuarjen e dënimit. Dëmi i përllogaritur nga SPAK në buxhetin e shtetit për të cilin Tuci dhe dy të tjerët u shpallën fajtor, është 234 milionë lekë, vendim që u la në fuqi edhe mga Apemi i Posaçëm.