U denoncua i zhdukur nga familjarët, ish- zv.drejtori i AKSHI-t kthehet në shtëpi! Mister largimi i tij dhe mesazhi: Po më arrestojnë

Pak orë pasi u deklarua i zhdukur nga familjarët e tij,  ish- zëvendës drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) është rikthyer në banesë.

Policia bën me dije se Daniel Shima u paraqit në komisariat në orën 2 pas mensate, ndërsa ka deklaruar e është larguar me dëshirë.

Megjithate mbeten pa përgjigje largimi i tij për disa orë dhe po ashtu mesazhi që ai u kishte dërguar të afërmve të tij: Po më arrestojnë.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e shtetases M. Sh, për humbjen ekontakteve me djalin e tij, shtetasin D. Sh., 34 vjeç, bëjmë me dije se rreth ores 02:00, ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policise Nr. 1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimine  policisë.