Gjykata për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg Klodian Kapedanin, i arrestuar tre ditë më parë, për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje” në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Kapedani i kërkoi gjykatës masë më të butë sigurie se arresti në burg, me argumentin se ka një vajzë të vogël 2-vjeçare të sëmurë, për të cilën tha se duhet të përkujdeset. Por kërkesa nuk iu pranua.
Ai u arrestua me kërkesë nga Prokuroria e Posaçme pasi akuzohet për blerje votash në Kavajë, teksa u zbulua nga përgjimet telefonike.
Ai ka deklaruar para togave të zeza se bisedat janë zhvilluar kryesisht me beshkëshorten e tij.