Një 18 vjeçar ka humbur jetën pasi ditën e djeshme u aksidentua në autostradën Tiranë-Durrës.
Arlis Troplini ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në një kanal. Ndonëse u dërgua në spital dhe pavarësisht ndihmës mjekësore, i riu ka ndërruar jetë.
Arlis është djali i biznesmenit Fatos Troplini, pronar i restorantit ‘Troplini’ që ndodhet në zonën e Vollgës në Durrës.
Njoftimi:
Më datë 22.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. T., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanal. Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas.