Tym i bardhë në Vatikan, zgjidhet Papa i ri

Tym i bardhë në Vatikan! Konklava ka arritur dakordësi për të zgjedhur Papën e ri që do të pasojë Papa Françeskun, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Më herët gjatë ditës, u kryen edhe dy votime të tjera të cilat dështuan në zgjedhjen e Papës së ri. Papa i 267-të u zgjodh më shpejt se në vitin 2013, kur Jorge Mario Bergoglio u zgjodh në votimin e pestë, përsëri në ditën e dytë të konklavës.

Ndërkohë këmbanat kanë rënë në sheshin e Shën Pjetrit për të përshëndetur zgjedhjen e Papës së ri.

Mbi 15 mijë persona ndodheshin në këtë shesh ndërsa duartrokitën kur tymi i bardhë doli në oxhakun e Kapelës Sistine, duke lajmëruar zgjedhjen e kreut të ri të Kishës Katolike.

Ende nuk dihet kush është përzgjedhur, por pritet që brenda një ore kardinalët të dalin në ballkonin e Kapelës Sistine.

Kujtojmë se sot ishte dita e dytë e Konklavës papnore, e cila është mbledhur brenda Kapeles Sistine. 133 kardinalëve që kanë të drejtën e zgjedhjes nuk u është lejuar komunikimi me botën e jashtme gjatë kësaj kohe.