Opozita po proteston sërish këtë të premte para Bashkisë së Tiranës teksa kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas arrestimeve të zyrtarëve për dosjen korruptive “5D”.
Portesta e nisur që prej orës 11:00 është tensionuar pasi u hodh molotov në drejtim të derës kryesore të institucionit.
Ndërkohë forca të shumta policie janë vendosur si gardh para protestuesve për çdo përshkallëzim. Pak pasi protesta ka agravuar, nga policia janë vënë në pranga dy prej protestuesve pasi gjatë kontrolleve u janë gjetur lëndë piroteknike.
Të dy protestuesit e ndaluan kanë qenë të shpallur në kërkim për protestën e javës së kaluar, pasi hodhën molotov në drejtim të Bashkisë. Ditën e djeshme Policia e Shtetit u bëri thirrje organizatorëve që të shmangnin çdo akt dhune gjatë protestës së ditës së sotme.