Turi me Diasporën rifillon nga SHBA, Rama takon shqiptarët e New Yorkut në 26 Tetor

Kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i rikthehet takimeve me Diasporën shqiptare, pasi në 26 Tetor do të jetë në New York për t’u takuar me emigrantët shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Njoftimi iu është shpërndarë përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në SHBA, me takimin do të zhvillohet në New York, në adresën Gotham Hall, 1356 Broadway.

Më herët Rama ka takuar shqiptarët në Athinë dhe në Milano, ndërkohë që ende nuk ka një datë për takimet në Gjermani dhe Angli, të cilat i ka premtuar më herët. Këto takime u shtynë për shkak të ndeshjes së Kombëtares në Gjermani dhe zgjedhjeve parlamentare në Britani.

Takimet e Ramës vijnë edhe në kuadër të fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste, pasi emigrantët do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Kujtojmë se mediat publikuan me video se takimet në Athinë dhe Milano ishin të mbushura me patronazhistë dhe punonjësit së administratës shqiptare, të cilët ishin urdhëruar të mbushnin sallat ku do të fliste kryeministri Rama.