Tuneli i Murrizit si Llogaraja, e njëjta zhurmë/ Rama bën “show” me hapjen e tij, banorët e quajnë “Skënderbeu i Shqipërisë”

Kryeministri i vendit Edi Rama i shoqëruar nga Belinda Balluku inauguran mes propagandës tunelin e Murrizit, pjesë e projketit të Rrugës së Arbrit.

Ai u prit me këngë, valle dhe daulle nga banorët e Dibrës.

Ceremonia e hapjes së tunelit ishte njoftuar në orën 12:00,por pamjet u transmetuan disa orë më vonë nga Facebook-u i kryeministrit Edi Rama.

Skenari i hapjes së tunelit të Murrizit ishte pothuajse i njëjtë me atë të hapjes së Tunelit të Llogarasë gjatë sezonit veror të vitit të shkuar.

Gjithsesi hapja e tij zgjati pak muaj pasi u mbyll sërish, sepse nuk kishte përfunduar i gjithi.

Rama u shpreh se Dibrën e shpëtoi Partia Socialiste, ndërsa mohoi që ky inaugurim ka lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Dibra nuk shpëtoi, Dibrën e shpëtuam ne, tani edhe Maqellarë-Peshkopi, mbaron në prill. Nuk besojnë ata, thonë do e lënë se e kanë për zgjedhje”

Gjatë inaugurimit të tunelit nuk munguan elozhet e banorëve apo thirrjet drejtuar Ramës, “Mirë se erdhe Skënderbeu i Shqipërisë!”

Sipas kontratës, rruga duhej të mbaronte në prill 2022, por afati u shty fillimisht për shtator 2023 dhe më pas për në maj 2025.

Aktualisht qytetarët paguajnë tarifë për të kaluar “Rrugën e Kombit” dhe “Rrugën Thumanë-Kashar”, ndërsa për Rrugën e Arbrit” mbetet për t’u parë se si do veprohet.