Edi Rama dhe homologia e tij Georgia Meloni dolën në një konferencë për mediat nga Shëngjini, pas vizitës në kampet e përgatitura për refugjatët.
Kryeministri shqiptar zgjodhi të flasë në italisht dhe e nisi menjëherë fjalën e tij me reportazhin e medias italiane për grupet kriminale dhe drogën në Shqipëri.
Rama tha se ata e cilësuan Shqipërinë si një vend ku mbizotëron mafia, por që sipas tij, sikurse edhe Prokuroria e Posaçme e ka pohuar, nuk ekziston aspak një fakt i tillë.
Rama tha se u tentua të hidhej baltë mbi marrëveshjen për emigrantët duke thënë gjysmë të vërteta për vendin tonë.
Ai nuk harroi të përmendte se në vendin tonë tashmë jeton një komunitet i vogël afganësh, të cilët siç tha ai po qëndrojnë në hotele me paratë tona.
“Të kenë turp ata që abuzuan me mikpritjen tonë”, tha ndër të tjera kryeministri.
“Më lejoni të shpreh kënaqësinë tju shoh këtu shëndosh e mirë, në këtë zonë që sipas një gazeta italiane zemra, thelbi i kriminalitetit shqiptar, është vendi ku veprojnë klanet të cilat lidhen me trafikun e qenieve njerëzore. E kemi marrë seriozisht ketë zbulim shqetësues, mqs gazeta e të nesërmes thoshte që edhe Prokuroria po merret me zbulimin e këtyre planeve po merremi së bashku me prokurorinë dhe na siguruan që ky klan nuk ekziston në këtë zonë apo zona të tjera të Shqipërisë, ku sigurisht ka grupe kriminale, por sipas SPAK nuk ekzistojnë premisat për të folur për mafie shqiptare”, tha Rama.
Kujtojmë se kryeministrja Georgia Meloni vizitoi sot vendin tonë, ndërsa menjëherë pas mbërritjes së saj ka shkuar me helikopter në Shëngjin dhe Gjadër.