EMRI/ Tronditet Tropoja, 43 vjeçari vritet me armë në një lokal

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar këtë të premte në Tropojë. Nga raportimet e para, mësohet se vrasja ka ndodhur në një lokal në fshatin Dojan të Tropojës. Viktimë ka mbetur 43 vjeçar Artur Dauti, teksa policia ka identifikuar autorin e këtij krimi Flordian Mulaj, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Po ashtu po vijojnë hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të kësaj ngjarje.

“Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi F. M., rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. D., rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje”- njofton paraprakisht policia.