Sektori publik përbën afërsisht 20 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë por pavarësisht kësaj, ka ndikim dominues në tregun e punës. Të dhënat e INSTAT tregojnë se sektori publik vijon të ketë një ritëm të punësimeve më shumë se sektori privat.
Kështu, në tri vitet e e fundit, nga 2019 deri në fund në 2022, sipas INSTAT numri i të punësuarve në privat u rrit me 4.6 %. Por në shtet rritja e punësimit ka qënë me 2 % më shumë, në 6.67 % në tri vitet e fundit.
Aktualisht, administrata publike e tejkalon numrin e më shumë se 180 mijë të punësuarve. Ndonëse Kryeministri ka paralajmëruar prej vitesh reforma në fushën digjitale dhe kur numri i pupullsisë është në rënie, teorikisht numri i të punësuarve në sektorin publik do të binte. Kjo nuk ka ndodhur dhe dukshëm përgjigja e vetme është vetëm ndikimi politik për të rritur të punësuarit në shtet për vota.
Nga ana tjetër, sektori privat duket se po përjeton një stanjacion në tregun e punës. Mungojnë ofertat për punë kreative ndërsa vijon e dominon kërkesa për krah të pakualifikuar pune ose për shërbime pa vlerë të shtuar në ekonomi.