Tregu Industrial/ Tregtarët në Vlorë dalin në protestë para vizitës së Ramës, përpara u del Spiropali: Do flas unë me kryetaren

Tregtarët në Vlorë dolën sërish sot në protestë para Teatrit “Petro Marko”, pas vendimit të Këshillit Bashkiak për zhvendosjen e tyre nga tregu aktual, për shkak të planit për rindërtimin e Tregut Industrial.

Ata thonë se nuk kanë patur fare dijeni për këtë zhvendosje, dhe akuzojnë kryetaren e Bashkisë se po tallet, teksa hedhin akuza se tregu po merret për të ndërtuar pallate.

Ditën e sotme në Vlorë pritet të shkojë edhe kryeministri Rama, teksa para qytetarëve paraditen e sotme ka dalë ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali. Ajo u tha se nuk ishte në dijeni të plotë të situatës, por do fliste me kryetaren për t’u njohur me problemin e tyre.

Do të flas me kryetaren dhe me anëtarët e këshillit bashkiak që të njihem më konkretisht me problemin tuaj”, mësohet t’u ketë thënë ajo tregtarëve.