Tre muaj e zhdukur, 35 vjeçarja shqiptare gjendet e pajetë në Itali

Është gjetur pas tre muajsh trupi i pajetë i 35 vjeçares shqiptare Floresha Prengu në Itali.

Shqiptarja u zhduk pa gjurmë më 22 tetor të vitit të kaluar, ndërsa këtë 15 janar u gjet trupi i saj i pajetë, u gjet 40 kilometra larg shtëpisë së saj përgjatë lumit Adige.

Mediat italianë bëjnë me dije se ajo u identifikua nga familja e saj, e cila deri në fund shpresonte për një rezultat tjetër.

Më 22 tetor, 35 vjeçarja shqiptare kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në punë, por nuk u kthye më në banesën ku jeton me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj. 

Familjarët ngritën menjëherë alarmin për zhdukjen, dhe në qytet nisën kërkimet intensive, madje edhe përgjatë lumit Adige, me ndërhyrjen e njësisë së zjarrfikësve të Trentos.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së vdekjen së 35 vjeçares, por do të jetë grupi hetimor, i cili do të hedh dritë mbi ngjarjen.