Mario Përlleshi, autori i dyshuar i vrasjes së 14 vjeçarit Martin Cani, është transferuar ditën e sotme në ambientet e burgut të fëmijëve.
Ai qëndroi për pothuajse një javë në spitalin “Hygeia”, që prej ngjarjes tragjike në afërsi të shkollës “Fan Noli. Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”.
Ditën e sotme zyrtarët e burgjeve njoftuan policinë, pasi mjeku nuk pranonte të plotësonte epikrizën, por pas ndërhyrjes së uniformave blu është bërë i mundur edhe transferimi i tij drejt ambienteve të burgut.
Ai do të merret sërish në pyetje nga prokurorët për të hedhur dritë mbi ngjarjen, ku dyshohet se ka qenë edhe një tjetër person i përfshirë, por që policia ka dalë me njoftim zyrtar ku hedh poshtë këto dyshime.