TRAGJIKE/ Shembet tarraca e banesës në Qerret, ndërron jetë pronari, fqinji dërgohet në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qerret mesditën e sotme, ku tarraca e një banese është shembur dhe ka zënë nën vete dy persona.

Polciia dhe forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë mundur të nxjerrin të dy personat, duke i dërguar për në spital.

Por fatkeqësisht pronari i banesës, Shaban Shehu, nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë, ndërkohë që personi tjetër i dëmtuar, fqinji i viktimës, ndodhet nën spital nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se ata ishin duke shembur tarracën e vjetër të banesës për të ndërtuar një të re, por nëj pjesë e saj u shemb dhe i zuri poshtë.