Tragjike në Kamëz/ Po parkonte makinën, gjyshi përplas për vdekje 2 vjeçarin

Një 2 vjeçar në Kamëz ka humbur jetën në oborrin e shtëpisë së tij, pasi është përplasur për vdekje nga xhaxhai.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:15, kur xhaxhai i të miturit po manovronte për të parkuar makinën mbrapsh dhe padashje ka shtypur 2 vjeçarin.

Fëmija ka ndërruar jetë në vend, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 16.10.2024, rreth orës 08:15, shtetasi P. M., duke kryer manovrën mbrapa me automjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht ka përplasur nipin e tij 2 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.