TRAGJIKE/ Mbytet anija me emigrantë që ishte nisur drejt Italisë, raportohet për 41 viktima

Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur në brigjet italiane, pais nbjë anije e mbushur me emigrantë që ishte nisur drejt Italisë është mbytur.

Mediat vendase raportojnë për të paktën 41 të vdekur, ndërkohë që 4 emigrantë janë shpëtuar nga autoritetet.

Emigrantët ishin nisur nga Sfax në Tunizi dhe destinacioni përfundimtar ishte Italia, me shpresë për një jetë më të mirë, por fatkeqësisht udhëtimi i tyre përfundoi në mënyrën më tragjike. Ende nuk dihet çfarë e shkaktoi mbytjen e anijes, ndërkohë që autoritetet po hetojnë për të zbardhur ngjarjen.