Rreth 50 persona, përfshirë edhe fëmijë, dyshohet se kanë humbur jetën pasi një avion pasagjerësh i epokës sovjetike u rrëzua në rajonin Amur të Rusisë lindore, raportojnë mediat ruse.
Avioni i tipit Antonov An-24, i ndërtuar në vitin 1976, po udhëtonte nga Khabarovsk drejt Blagoveshchensk dhe Tynda, kur humbi kontaktin me kullën e kontrollit. Sipas Ministrisë ruse të Emergjencave, rrënojat e avionit u zbuluan nga një helikopter kërkim-shpëtimi në një shpat mali rreth 16 kilometra nga qyteti Tynda.
Guvernatori i rajonit Amur, Vasiliy Orlov, konfirmoi se në bord ndodheshin 49 persona, përfshirë 5 fëmijë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit. Sipas agjencisë TASS, të gjithë personat në bord dyshohet se kanë humbur jetën.
Avioni, që operohej nga kompania ajrore ruse Angara Airlines, ishte vetëm pak milje larg aeroportit të Tyndës kur humbi sinjalin. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.