Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku dy motra shqiptare dyshohet se janë hedhur nga kati i katërt i një banese. Për pasojë njëra prej tyre ka humbur jetën ndërsa tjetra është dërguar në spital në gjendje të rëndë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat e vendit fqinj, por nuk dihen identitetet e tyre.
Dritarja e brendshme nga e cila ato ranë është e vogël, një detaj që mund të çojë në hipotezën e një vetëvrasjeje, të vendosur nga të dyja ose të kërkuar nga vetëm nga njëra prej tyre, ndërsa tjetra, në atë moment, do të ishte përpjekur ta shpëtonte, duke rënë pas saj.
Tgcom shkruan se frika se mund t’i hiqnin kujdestarinë e fëmijëve të saj, katër fëmijë nga 3 deri në 9 vjeç, qëndron pas tragjedisë që solli vdekjen e 31-vjeçares me origjinë shqiptare.
Gruaja ishte ndarë prej disa kohësh nga i shoqi, dhe prej kohësh ishte viktimë e abuzimit. Autoritetet atje po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.