Detaje të reja janë mësuar në lidhje me operacionin e SPAK dhe Policisë së Shtetit, që goditi një grup kriminal që merrej me falsifikimin e dokumenteve dhe kalimin në mënyrë të paligjshme të shqiptarëve nga Spanja drejt Britanisë së Madhe dhe Irlandës.
Mësohet se laboratori ku prodhoheshin dokumentet e falsifikuara ndodhet në Kosovë, por ende nuk është gjetur nga autoritetet.
Shuma që paguhej nga shqiptarët për të siguruar dokumentet false që do i ndihmonte për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Irlandë shkonin deri në 10 mijë euro.
Organizator kryesor i të gjithë rrjetit mësohet se ishte Bashkim Sula, i arrestuar në mesin e 26 personave, i cili në tërësi përgatiste rrjetin, koordinonte veprimet me Kosovën ku prodhoheshin dokumentet false dhe përgatiste transportimin e tyre në drejtim të Spanjës përmes agjencisë së udhëtimeve “Domi”.
Ndërkohë, Njazi Ademaj, po ashtu i arrestuar, kishte rol për gjetjen e qytetarëve që u duheshin dokumente false për t’i nisur në Spanjë, me destinacion final Britaninë e Madhe dhe Irlandën, të cilët arrinte t’i gjente në bashkëpunim me të tjerë.
Emrat e 26 të arrestuarve:
1- Bashkim Sula
2- Njazi Ademaj
3- Fitim Rama
4- Ylli Brahimaj
5- Gridi Elezi
6- Rrezart Domi
7- Osman Luca
8- Artur Mici
9- Arsen Caka
10- Adrian Mema
11- Maksim Domi
12- Jugert Gashi
13- Emiljan Marashi
14- Roland Islamaj
15- Behar Rexha
16- Deila Qama
17- Arnold Shahu
18- Ylli Çaushaj
19- Eriola Spaho
20- Murat Gjuniku
21- Bardhyl Imeri
22- Bajram Xhaja
23- Fatmir Stankova
24- Arben Rushiti
25- Leonardo Lama
26- Xhelil Alla