GjKKo ka marrë sot vendimin për pjestarët e grupit kriminal që u arrestuan pak ditë më parë më urdhër të SPAK.
Kështu për ish shoferin e Ardi Veliut, Sokol Idrizaj dhe gruan e tij Elda u la në fuqi vendimi për arrest me burg.
Vajza e tyre Bora Idrizaj u la në detyrim paraqitje, ndërkohë që vajzës tjetër Egi Idrizajt i është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Sa i përket të arrestuarve të tjerë masa ishte e njëjtë, përveç Dejvi Skenderit, i cili u la në detyrim paraqitje.
Vangjush Kashari biznesmen në shitjen e sendeve me vlere u la në burg
Agustin Mesuli burg
Altin Doda burg
Florjan Bakri burg
Tomor Baruti burg
Gentian Aga burg
Aldi Shehi burg