Trafik kokaine dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet çifti shqiptar dhe nusja e tyre në Itali

Një çift shqiptarësh dhe një 19-vjeçare kanë rënë në prangat e policisë italiane, të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.

Arrestimi i tyre ndodhi pas një sërë denoncimesh për një aktivitet intensiv të trafikut të drogës të organizuar në qendër të Rovatos.

Në banesën e tyre u gjetën 1.3 kg kokainë dhe një armë e kalibrit 22 të mbajtur në mënyrë të paligjshme, para cash si dhe shume mjete për paketimin e drogës.

Çifti shqiptar, gruaja 47 vjeç dhe burri 53 vjeç ishin pronarë të një picerie, ndërsa e reja ishte e dashura e djalit të tyre. Autoritetet italiane nëse të arrestuarit kanë bashkëpunetor të tjerë në trafikun e drogës. Po ashtu nuk dihet rolin e nuses së tyre, e cila u arrestua bashkë me çiftin shqiptar.