Mafia shqiptare mbetet ndër më të rrezikshmet në Itali sipas një raporti të Antimafias italiane. Në raportin e Drejtorisë së Hetimit Antimafia (DIA) drejtuar Kuvendit, dhe në lidhje me aktivitetin e zhvilluar në gjashtëmujorin e parë të 2023, përshkruhen me detaje bizneset dhe metodat e reja të zhvillimit të krimit të organizuar.
Nga raporti gjashtëmujor i Drejtorisë së Hetimit Antimafia, del se “organizatat kriminale shqiptare shfaqin një nivel të lartë rrezikshmërie dhe një incidencë të fortë në aktivitete të paligjshme, me referencë të veçantë për trafikun e drogës. Këto janë partneritete të mirëstrukturuara të mbështetura nga një komponent i fortë solidariteti. Organizatat shqiptare janë provuar gjithashtu të jenë veçanërisht të përshtatshme në nivel ndërkombëtar, si dhe të afta për të bashkëvepruar drejtpërdrejt me kartelet e Amerikës së Jugut për importimin e sasive të mëdha të kokainës nga vendet tradicionale prodhuese. Në këtë drejtim, shumë aktivitete antidrogë të zhvilluara në rajone të ndryshme italiane kanë krijuar sinergji operacionale mes krimit të organizuar shqiptar dhe krimit vendas”.
“Në Romë, mafia shqiptare ka krijuar marrëdhënie me krimin e organizuar romak, në radhë të parë Casamonicas, jo vetëm për trafik droge, por edhe për pastrim parash”. Për Mario Conio, kreun e qendrës operacionale Dia në Romë, “shqiptarët, nga pikëpamja e ndikimit kriminal, janë trashëgimtarët e Casamonicas. Ata kanë të njëjtin vulë, në të cilën dhuna është mënyra se si ata shprehen.
Përsa i përket ‘Ndranghetës’ “ka një rol të rëndësishëm” në kryeqytet”-thuhet në raportin e prezantuar nda drejtori i Antimafias, Michele Carbone.
Ky i fundit po ashtu ka thënë se trafiku i drogës përfaqëson ende biznesin kriminal më fitimprurës dhe shtyllën kryesore të mafias. Sakaq me shqetësim shihet edhe fenomeni se si janë rritur kërcenimet ndaj kryebashkiakëve nga mafia.