Tom Doshi konfirmon bashkëpunimin me PS-në: Nuk do të sjellim sërish Berishën në pushtet

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, gjatë një takimi me qytetarët e Korçës konfirmoi se partia e tij do të vijojë bashkëpunimin me Partinë Socialiste, ashtu siç bëri në këto 4 vitet e fundit.

Ai tha se PSD nuk do të luftojë për të sjellë sërish në pushtet Berishën, por nuk kurseu as kritikat për mënyrën se si PS po sillet me qytetarët.

“Ne jemi partia që i kemi bashkuar të gjithë votuesit, të majtë e të djathtë/ Po luftojmë për mandatet tonë, por jo për të sjellë Berishën në pushtet. Sërish nesër do të bashkëpunojmë me PS-në, por nuk më vjen mirë mënyra se si po sillen me ju në Korçë dhe të gjithë Shqipërinë.
Po bëjnë presion për vende pune, fermerëve, bizneseve. Kjo nuk është e drejtë dhe për këtë ju përgjigjeni me votë. Edhe ato që nuk janë prezent dhe punojnë në administratë që po i dhunojnë nga ana psikologjike, sot në 2025 kërkojmë të jemi pjesë e Europës, por Europë nuk që të dhunosh tjetrit për të votuar. Ne e kemi lënë pas komunizmin. Ndaj ju bëj thirrje edhe atyre që nuk janë sot këtu: Votoni PSD, jemi partia e tretë politike. Nuk kemi ardhur këtu të prishim mandatet e PS, por të marrim mandatin e PSD-së”, tha ai.