Gjykata e Posaçme ka lënë në burg 4 të arrestuarit e grupit kriminal që u godit disa ditë më parë, të dyshuar si të përfshirë në vrasje dhe tjetërsim pronash.
Në masë sigurie arrest me burg është lënë Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos “Rrumit”, me këtë të fundit që është shpallur në kërkim.
Gjithashtu në burg është lënë edhe Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume, së bashku me Vlash Brahjan dhe Astrit Avdylajn, që ndodhte në burg edhe për operacionin “Revanshi”.
Masat e sigurisë:
1. Vullnet Muça, vëllai i Rrumit, Aleksandër Lahos (arrest në burg)
2. Enea Kume, vëllai i deputetit Loer Kume (arrest në burg)
3. Vlash Brahja (arrest në burg)
4. Astrit Avdylaj alias Astrit Balliu (në burg për operacionin “Revanshi”) (arrest në burg)
5. Ermira Avdylaj (ndalim i daljes jashtë shtetit)